Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Kurbin.
Raportohet se është qëlluar me armë drejt një makine në ecje afër fshatit Bushnesh, por pa persona të lënduar.
Mjeti drejtohej nga një shtetase e huaj, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të 11 gushtit, ndërsa drejtuesja e mjetit dhe persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Laçit dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.