Një 37-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi është kapur me lëndë narkotike.
Në pranga të policisë ra shtetasi Dritan Kurballi, të cilit gjatë kontrollit që i është ushtruar në makinë i është gjetur heroinë, më pas dhjetëra doza të tjera heroine i janë gjetur edhe në banesë.
“Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, e më pas nga kontrolli i banesës janë gjetur dhjetëra doza lënde narkotike e dyshuar heroinë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme”, njofton policia.