Vendosni fjalën kyçe....

U plagos nga shpërthimi i autobotit në pikën e karburantit, humb jetën në spital 35-vjeçari


Një nga punonjësit e karburantit Gega Oil në aksin Tiranë-Durrës i cili u plagos pas shpërthimit të autobotit me naftë ka humbur jetën. 35-vjeçari Elvis Prendi, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spital. 

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi tjetër, Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz.

Shpërthimi që i mori jetën një prej punonjësve ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit, teksa autoboti ka qenë duke u furnizuar me naftë në pikën e Gega Oil.

Grupi hetimor ende nuk e ka përfunduar ekspertizën për të zbuluar shkakun e shpërthimit.