Vendosni fjalën kyçe....

Auditimi në bashkinë e Tiranës, PD kërkon informacion: Detaje për marrëveshjet për ‘rritjen e transparencës’


Partia Demokratike i është drejtuar me dy shkresa kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës Romina Kuko, lidhur me auditimet e bëra në bashki.

Në shkresën që mban firmën e dy këshilltarëve bashkiakë të opozitës Dorian Telitit dhe Xhonatan Pano kërkohen gjetjet e auditimit financiar dhe performancës në Bashkinë e Tiranës si dhe auditimit të projekteve të mëdha infrastrukturore e zhvillimore.

Po ashtu opozitarët kërkojnë edhe informacion mbi 2 marrëveshjet e firmosura për rritjen e transparencës me dy kompani britanike e gjermane.

Një kompani britanike e mirëqeverisjes dhe një gjermane për certifikimin ISO do të ndihmojën Bashkinë e Tiranë për të futur në sitë çdo vendimmarrje në funksion të tranparencës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi se nga 1 gushti kompania britanike ka nisur punën, ndërsa tha se kjo erdhi edhe si domosdoshmëri pas ‘krizës së vogël’ siç e quajti ai pasi disa prej ish drejtorëve u arrestuan nga SPAK.