Policia e Durrësit bëri me dije se ka prangosur një 27-vjeçar në kuadër të operaconit të koduar “Repeat”, pasi iu gjetën gjatë kontrollit lëndë narkotike, që ua shiste klientëve.
Të arrestuarit janë Donald Tringa dhe Diamant Shkina, teksa ndaj tyre rëndojnë disa akuza, si shitje droge në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe punësim i paligjshëm.
Durrës
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Repeat”.
Kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga 27-vjeçari.
Në pranga dhe 1 shtetas i punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard, i cili ua shiste lëndën narkotike kokainë, klientëve të lokalit.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli”, se një lokal në lagjen nr. 13, ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e
Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Repeat”.
Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 27 vjeç dhe D. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.
27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim
dhe shitje të kokainës, ndërsa shtetasi D. Sh., i punësuar në kundërshtim me ligjin, bodyguard në këtë lokal, ua shiste këtë lëndë narkotike, klientëve të lokalit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.