Një apartament në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Apartamenti ndodhet në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit.
Banesa e djegur ndodhet në katin e katërt të një pallati.
Mësohet se në momentin që ka rënë zjarr, në banesë nuk ka pasur njeri.
Nga flakët, rrezikohen dhe banesat e tjera në pallat.