Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Fushë Krujë-Thumanë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë, në afërsi të Dervenit, ku dy automjete janë përplasur.

Aksidenti ka përfshirë një Mercedes me targa italiane, i drejtuar nga shtetasi me iniciale E. B., dhe një Ford me drejtues shtetasin me iniciale V. D.

Si pasojë e përplasjes, një nga shoferët ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Fordi ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës, ndërsa shoferi tjetër është në gjendje shoku dhe është transportuar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.