Ka nisur protesta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kundër diskriminimit nga Beogradi.
Në pamjet e dërguara nga TëVë1 shihen një numër i madh i protestuesve me pankarta, “DUAM LIBRA SHQIP!”, “GJINEKOLOGJIA PËR GRATË SHQIPTARE – KUJDES SHËNDETËSOR PA DISKRIMINIM GJUHËSOR!”.
Ndryshe, kjo protestë po mbahet kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të dalin për të protestuar.
Sinani ka theksuar se do të protestohet kundër shtypjes e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve në Luginë nga Beogradi.