Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në Bashkitë Finiq dhe Delvinë situata me zjarret paraqitet më problematike.
Ekipet e zjarrëfikësve në këto bashki të ndihmuara edhe nga ushtria e emergjencat civile luftojnë me flakët për t’i mbajtur në kontroll dhe larg banesave.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bën me dije se dy familje në lartësitë e Mesopotamit janë evakuuar për shkak se rrezikoheshin nga zjarri.
“Ka 24 orë që luftohet me këto vatra të vështira. Është një terren shumë i thatë, bimësi e dendur. Fatmirësisht nuk kemi pasur zona të banuara të ekspozuara për momentin, por dy familje në lartësitë e Mesopotamit na është dashur t’i evakuojmë me mbështetjen e policisë së qarkut. Të gjitha forcat do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren”, theksoi ministri Vengu.