Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me punën e detyruar për studentët e Mjekësisë pas përfundimit të studimeve.
Vasili akuzon qeverinë se nuk ka respektuar vendimin e shpallur më 4 mars 2024 në Fletoren Zyrtare, i cili kërkonte që Kuvendi të miratonte ndryshimet ligjore përkatëse brenda 3 muajve.
Sipas Vasilit, ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese nuk janë kaluar për miratim në Kuvend, duke e cilësuar këtë si një “skandal” dhe një akt të pashembullt të “përdorimit të detyrës për qëllime të tjera”.
Skandali. Rilindja nuk zbatoi Vendimin e Kushtetueses per studentet e mjeksise!
Rilindja me Edi Ramen ne krye sillet si nje grup rrugaçesh, qe s’njohin as Kushtetute dhe as ligje.
Vendimi i Gjykates Kushtetuese lidhur me punen e e detyruar te studenteve te mjeksise pas mbarimit te universitetit, i shpallur ne 4 mars 2024 ne Fletoren Zyrtare, kerkonte qe brenda tre muajve, pra brenda 4 qershorit, Kuvendi te bente ndryshimet ne ligj.
Ja ç’thotë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
4. Detyrimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të miratojë ndryshimet e nevojshme
ligjore brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 25.01.2024
Shpallur më 26.02.2024.
Perfundim:
Rilindasit e mbajtën hapur Parlamentin deri 29 korrik 2024.
Pra parlamenti kishte plot 5 muaj kohë për të bërë ndryshimet e urdhëruara nga Gjykata Kushtetuese.
Rilindasit bënë edhe Seancë të Jashtëzakonshme se ju tek Edi Ramës të ndryshonte tre ministra në mes të beharit.
Rilindasit me procedurë të përshpejtuar kanë miratuar për tre – katër javë afera të njëpasnjëshme korruptive miliardere, ndërsa për ligjin e studenteve as e vunë ujin në zjarr.
Kjo maxhorancë është grupimi politik me antiligj dhe antishtet, që Shqiperia ka parë që nga 1912.