Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Gorrisht të Vlorës, digjen mbi 3 mijë rrënjë ulliri


Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer gjatë natës në Mërtiraj, Gorrisht të Vlorës, duke djegur një sipërfaqe të madhe me pemëtari dhe bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të ndihmuara nga era, duke vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse nga Vlora dhe Fieri. Megjithatë, terreni i vështirë ka bërë që ndërhyrja të jetë e vështirë.

Sipas informacioneve të fundit, janë djegur rreth 3 mijë rrënjë ulliri. Autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të kontrolluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.