Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, jepet sot masa e sigurisë për autorin e dyshuar të krimit


Sot në Gjykatën e Korçës do të jepet masa e sigurisë për Denis Muçën, 29 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e Eglantin Progas, pasi dyshohet se ka shkaktuar dëmtime fatale viktimës.

Muça do të përballet me togave të zeza dhe do të njihet me akuzat që rëndojnë mbi të.

Për ngjarjen e rëndë janë arrestuar gjithashtu dhe tre persona të tjerë: Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Ata akuzohen për “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe gjithashtu do të njohin masën e sigurisë.