Vendosni fjalën kyçe....

Lihet në burg shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore Spartak Çela

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Spartak Çelën, mbi të cilin rëndojnë akuzat; “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë,” “Vjedhje me armë,” “Prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake,” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë.”.

Policia e Pogradecit arrestoi diten e djeshme Spartak Çelën, i cili ishte në kërkim prej katër vjetësh për një ngjarje të rëndë në Velçan të Mokrës.

Çela, 39 vjeç, u kap në fshatin e tij pas informacioneve operative që treguan se ai ishte rikthyer në banesën e tij.

PRECEDENTET
Në datën 20.08.2020, ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. Sh.
Në datën 25.04.2024, ky shtetas pasi është konfliktuar me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij dy aparate celularë dhe një orë dore.