Vendosni fjalën kyçe....

Man.United zyrtarizon transferimin e mbrojtësit nga Bayern Munich


Tashmë edhe zyrtarisht, Matthijs de Ligt është bërë pjesë e Manchester Unitedit, duke plotësuar dëshirën e tij, që e kishte tash e dy muaj.

Klubi anglez ka nënshkruar me mbrojtësin holandez prej Bayern Munchen për shumën e 45 milionë eurove, plus pesë të tjera në bonus.

De Ligt ishte pjesë e Bayernit për dy sezone me radhë, por që nuk luajti shumë minuta.

Manchester United kishte pikërisht nevojë për lojtar në këtë pozitë, duke pasur parasysh se Raphael Varane u largua, derisa qendërmbrojtësit e tjerë po kalojnë në shumë lëndime.

Matthijs de Ligt në karrierën e tij ka djersitur fanellat e Ajaxit dhe Juventusit, para aventurës në Gjermani.