Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin e parë për plagosjen me armë të ndodhur në Postribë mbrëmjen e 13 gushit.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes shtetasin me iniciale K.K dhe dy persona të tjerë.
Policia dyshon se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ku shtetasi K.K qëlloi shtetasin Ç.Sh, 43-vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”
Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.
Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.
Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.