Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me një postim nga ish-Fabrika e Tullave në Lushnjë, duke theksuar transformimin e kësaj zone.
Rama njoftoi se ky vend, i cili aktualisht është një gangrenë plehrash, do të shndërrohet në një park prodhimi energjie diellore.
Në postimin e tij, Rama theksoi se parku i ri do të integrohet në sistemin elektroenergjitik, duke rritur prodhimin e energjisë së gjelbër dhe duke ofruar një hapësirë shlodhëse për qytetarët e Lushnjës.
Ai uroi gjithashtu një ditë të bukur për ndjekësit e tij.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me progresin e mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektroenergjitik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan Rama.