Vendosni fjalën kyçe....

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë


Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar qasje në autoudhën e shpejtësisë së lartë, Thumanë-Kashar.

Kërkesa thelbësore e qytetarëve është hapja e një rruge dytësore.

“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues .

Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar përplaset me forcat e rendit të cilat ishin të pranishme për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.