Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin drogë në lagje të Tiranës, arrestohen 2 persona


Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Arrestimet janë bërë në Laprakë dhe në Kodrën e Diellit. Në Laprakë, u arrestua shtetasi A. T., 30 vjeç, i cili kishte lëndë narkotike kanabis në automjetin e tij. Po ashtu, në Kodrën e Diellit, u kap shtetasi M. H., 30 vjeç, me sasi të ngjashme lënde narkotike.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar doza të lëndës narkotike kanabis, të gatshme për shitje, dhe dy aparate celulare. Të dy të arrestuarit janë akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sipas nenit 283 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.

Goditen nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Arrestohen 2 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale, sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacione për 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

▪️në Laprakë u konstatua automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

▪️në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua shtetasi M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.