Vendosni fjalën kyçe....

Situata nga zjarret, ministri Vëngu: Vihen nën kontroll vatrat në Selenicë


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se situata nga zjarret në vendin tonë vazhdon që të jetë e rënduar.

Vëngu ka parë nga afër situatën nga flakët në Bashkinë e Selenicës. Ai shprehet se pas një lufte të madhe të autoriteteve ndaj zjarreve, më në fund në Bashkinë e Selenicës nuk ka asnjë vatër zjarri.

“Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës.

Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga #ForcateArmatosura.

Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre #Heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

#TëGatshëmNëÇdoKohë”, shkruan ministri Vëngu.