Vendosni fjalën kyçe....

Situata nga zjarret në Athinë, humb jetën një grua, evakuohen mijëra banorë


Është agravuar situata nga zjarret në periferinë e Athinës, teksa mediat vendase bëjnë me dije se një grua ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i gruas është gjetur brenda një dyqani në Vrillissa, në periferinë e kryeqytetit grek.Mijëra qytetarë janë evakuuar, pasi zjarrfikëset kanë paralajmëruar se shtëpitë, bizneset dhe shkollat po kërcënohen nga zjarret, që vijojnë të përhapen edhe në zona të tjera të kryeqytetit helen.

Për të shuar zjarret, janë aktivë mbi 700 zjarrfikës, afër 200 kamionë dhe 35 aeroplanë, me shpresën se flakët do të ndalojnë.