Të shtëna me armë janë regjistruar në Shkodër mbrëmjen e sotme ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Raportohet se të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti të çastit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prekalit në Postribë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk janë qartësuar motivet e ngjarjes.