Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Malin e Tomorrit shkrumbon 8 hektarë bimësi, flakët rrezikojnë Çukën


Zjarri që shpërtheu në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit në Skrapar vazhdon të përhapet dhe është aktiv që prej ditës së djeshme.

Zjarri, i dyshuar të ketë qenë i qëllimshëm, është favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke përparuar me shpejtësi nga pylli me pisha drejt zonës lindore të Çukës, afër vendit të peligrinazhit të bektashinjve.

Forcat zjarrfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, si dhe zjarrfikës nga Berati dhe Poliçani, janë angazhuar prej ditës së djeshme për të luftuar flakët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pamundur për mjete zjarrfikëse, operacionet po kryhen me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. 

Për momentin, zjarri ka përshkruar një sipërfaqe prej rreth 15 hektarësh, ndërsa janë raportuar të djegura 8 hektarë, kryesisht dru të thatë dhe të rrëzuar.