Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku ka bërë me dije se Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ekstraduar drejt Shqipërisë dhe se ndodhen në Policinë e Tiranës.
Lajmi i konfirmua nga kryepolici, në një konferencë për mediat.
“Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për të gjithë partnerët me të cilët operojmë, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me SPAK.
Mund t’ju bëj me dije s enë kuadër të operacioneve të fshehta policore, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Ata ndodhen në ndodhen në bllokun e sigurisë në Policinë e Tiranës”, tha ai.