Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy avionë luftarakë francezë, gjendet njëri pilot, në kërkim për dy të tjerë


Sot ka ndodhur një aksident i rëndë aeroplani në veri-lindje të Francës.

“Dy aeroplanë luftarakë Rafale u përplasën në ajër përpara se të rrëzoheshin në tokë në verilindje të Francës”, thanë autoritetet civile dhe ushtarake.

“Një nga pilotët është gjetur dhe është i sigurt”, shkroi ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu në X.

Forcat Ajrore Franceze konfirmuan për Le Monde se në një aeroplan ishin dy pilotë, ndërsa në tjetrin vetëm një.

Ky i fundit është gjetur, ndërsa kërkimet për dy të tjerët vijojnë ende.

Aksidenti ndodhi në Colombey-les-Belles, qytet në verilindje të vendit.

Dy aeroplanët ishin nga baza ajrore Saint-Dizier, njoftoi ministri.