Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në Bulqizë, dy të arrestuar, procedohen 6 të tjerë


Policia në Bulqizë njofton se ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë. Këta persona mësohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

Shtetasit A.O. dhe P.O. u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D. janë proceduar penalisht për “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Pas përfshirjes së shpejtë të forcave të policisë, të dy të plagosurit janë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë për trajtim të mëtejshëm. 

Bulqizë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti, që mund të sillte pasoja për jetën.

Policia vuri në pranga dy shtetas dhe procedoi penalisht 6 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar  shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.O., 32 vjeç;

– P.O.,  45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.