Në më shumë se 10 muaj luftë me Hamasin, bombardimet e pamëshirshme të Izraelit në territorin e izoluar të Gazës kanë shkatërruar familje të mëdha, duke lënë prindërit pa fëmijë dhe fëmijët pa prindër ose vëllezër e motra. Disa nga të mbijetuarit janë aq të rinj sa që nuk do të mbajnë mend ata që humbën.
Sulmi izraelit te hënën vonë shkatërroi një shtëpi pranë qytetit jugor të Khan Younis, duke vrarë 10 persona. Të vdekurit përfshinin prindërit dhe pesë vëllezërit e motrat e Ebu Hayyah, të moshave nga 5 deri në 12 vjeç, si dhe prindërit e tre fëmijëve të tjerë. Të katër fëmijët u plagosën në sulm.
“Nuk ka mbetur askush përveç kësaj foshnje,” tha halla e saj, Soad Abu Hayyah. “Që sot në mëngjes po mundohemi t’i ushqejmë me formulë, por ajo nuk e pranon, sepse është mësuar me qumështin e nënës.”
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar se 115 të porsalindur janë vrarë në territor që nga fillimi i luftës.
Ushtria izraelite thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve palestinezë dhe fajëson Hamasin për vdekjet e tyre, duke argumentuar se militantët veprojnë në zona të dendura banimi, ndonjëherë duke përdorur shtëpitë, shkollat, xhamitë dhe ndërtesat e tjera civile si baza operacionale.
Megjithatë, ushtria rrallë komenton për sulme individuale që shpesh vrasin gra dhe fëmijë. Ministria e Shëndetësisë e Gazës raporton se rreth 40,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Militantët e udhëhequr nga Hamasi kanë vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, dhe kanë rrëmbyer rreth 250 në sulmin e 7 tetorit në Izraelin jugor që ndezi luftën. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se militantët “vranë prindërit në sy të fëmijëve dhe fëmijët para prindërve të tyre” për të ilustruar brutalitetin e sulmit, duke e përdorur këtë narrativë në fjalimet e tij.
Binjakët e porsalindur u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza, ndërsa babai i tyre ishte në një zyrë të qeverisë lokale për të regjistruar lindjen e tyre.
Asser, një djalë dhe Ayssel, një vajzë, ishin vetëm katër ditësh kur babai i tyre Mohammed Abu al-Qumsan shkoi për të marrë certifikatat e tyre të lindjes.
Ndërsa ai ishte larg, fqinjët e tij i telefonuan për të thënë se shtëpia e tyre në Deir al Balah ishte bombarduar.
Sulmi vrau gjithashtu gruan e tij dhe nënën e binjakëve.
“Unë nuk e di se çfarë ndodhi,” tha ai. “Më kanë thënë se ishte një predhë që goditi shtëpinë.”
“Nuk pata kohë as të gëzohesha për ta”, shtoi ai.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, familja kishte ndjekur një urdhër për të evakuuar qytetin e Gazës në javët e para të luftës Izrael-Gaza, duke kërkuar strehim në një pjesë qendrore të rripit, siç udhëzonte ushtria izraelite.
BBC i ka kërkuar ushtrisë izraelite koment për sulmin dhe është në pritje të një përgjigjeje.