Zjarri në Malin e Thatë në Pustec vazhdon të përhapet, duke bërë që punonjësit e emergjencave të luftojnë me flakët edhe gjatë natës së kaluar. Në mëngjesin e sotëm, era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, i cili ka zbritur më poshtë në drejtim të Goricës dhe ka depërtuar më thellë në pyll.
Në terren kanë zbritur rreth 100 forca, ndërsa Prefektura ka bërë një kërkesë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) për ndërhyrje nga ajri, nëse kushtet do të lejojnë.
Aktualisht, zjarri është në territorin e Pustecit dhe është bërë e pamundur të parandalohet që të mos preket Parku Kombëtar i Prespës. Flakët kanë përshkuar një pjesë të vogël të kurorës së gjelbër të parkut.