Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, tha se Tirana është bërë qyteti më i ndotur në Europë, duke kritikuar shpenzimet e mëdha për pastrimin, ndërkohë që plehrat vazhdojnë të mbushin rrugët e qytetit.
Ai theksoi se ky qytet nuk është i qytetarëve, por i pushtetarëve, dhe akuzoi Veliajn si “kryehajdutin” e aferave dhe “arkitektin e 5D dhe inceneratorëve”. Balliu përfundoi duke thënë se drejtësia mund të vijë vetëm nga populli.
Klevis Balliu: Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Janë paguar miliona euro dhe plehrat janë sërish në rrugët e Tiranës. Këta janë gati të arrestojnë të gjithë Shqipërinë, vetëm Rama e Veliaj mos të preken. Në Shqipëri ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Ka taksë për infrastrukturën rrugore, por Astiri dhe zona të tjera janë pa shkollë.
Ku shkojnë këta para? Thuhet se nuk ka shkelje. Drejtësinë mund ta sjellë vetëm populli. Ky nuk është qytet i qytetarëve, por i pushtetarëve. Drejtorët janë në burg me urdhër të Veliajt. Ky është arkitekti i 5D, arkitekti i inceneratorëve, ky është kryehajduti.