Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon Dumanin: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të PL-së


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka drejtuar sulme sërish në kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Në mbledhjen e Kryesisë së PL, Meta sulmoi Dumanin e Ramën, duke thënë se kanë tentuar që të bllokojnë llogaritë bankare te PL, pasi sipas tij synimi i tyre është që ta asgjësojnë forcën politike.

Madje Meta kërcënoi edhe bankën me falimentim nëse bën thirrje që qytetarët të tërhqein kursimet nga ajo bankë por pa ja përmendur emrin. 

“Një banke e nivelit te dyte tentative mafioze për të bllokuar lëvizjet në llogaritë bankare të Partisë së Lirisë për të krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës së PL.

Del një super zonjë dhe i thotë nga je ti. Jam përfaqësues i PL për të bërë veprime në emër të PL për shkak të llogarisë rrjedhëse që ka kjo parti. Këtu duhet të vijë presidenti i PL, por presidenti duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë, dhe meqë keni bërë ndryshime në statut. Dhe pasi të marrë vërtetim që është president, të shkojë dhe te noteri dhe në Lundër, pastaj të vijë ai këtu.

Petriti u tregua tropojan tolerant. Mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke iu bërë thierje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, ta falimentoj më keq se suden.

E mora, si je.. O zoti president tha kënaqësi e madhe. Ti e di i thash që je president i PL, u thash se cke një drejtoreshë që se di që jam, kërkon të vijë unë të firmos për të pagujt pagat e punonjësve të Partisë së Lirisë. Shkoj dhe në kundër i thash unë se kam problem, kjo nuk është normale. Ai më dërgoi mesazh pas 3 orësh, më tha më vjen keq për këtë që ka ndodhur. Ua them juve dhe gjithëve, pa ekspozuar bankën, se s’dua të dëmtoj asnjë bankë. Nëse drejtori do mbante qëndrim tjetër, do u bëjë thirrje të largojnë kursimet, se o është bankë që ka faklimetuar përderisa si përgjigjet PL, nëse s’kjo nuk njeh ilir metën president, si do njohë Dea Nakon si qytetare.

Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja e bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të lulzim bashës dhe ramës, po shkrimin e 28 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekurtuar pluralizmin në Shqipëri“-deklaroi Meta.