Ka nisur sot protesta e 21 para Bashkisë së Tiranës, ku opozita dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe që ai të përballet me drejtësinë.
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti, ka akuzuar Veliajn për vazhdimin e vjedhjes së qytetarëve të Tiranës. Teliti ka theksuar se protesta do të vazhdojë deri në dorëzimin e Veliajt në SPAK.
“Ne do largojmë Erionin, pseudo-mundësin, që financon industrinë e betonit, të krimit dhe korrupsionit, duke zhytur në varfëri 1 milion banorë të Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk meritojnë një kryeqytet të papastër.
Janë paguar 32 milionë euro për një vit për pastrimin e plehrave dhe plehrat janë kudo në kryeqytet. Të gjithë të qëndrojmë deri në largimin e Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Do të qëndrojmë deri në fitore.
Dita-ditës na ka dalë tashmë me një profesion të ri të mundësit. Do të vendosim dhe do ta dorëzojmë te Spak dhe 313-ta se ka vjedhur dhe vazhdon të vjedhë”, u shpreh Teliti.