Vendosni fjalën kyçe....

Opozita protestë para bashkisë së Tiranës, policia: Disa rrugë të bllokuara


Për shkak të protestës së opozitës që do tëmbahet sot para Bashkisë së Tiranës, policia ka ndërmarrë masa për të menaxhuar trafikun dhe për të siguruar rendin.

Policia njofton qytetarët se nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës dhe për të lehtësuar qarkullimin, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

NJOFTIMI I POLICISE
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.