Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Blushi: Kjo është betejë pa kthim, jemi betuar përpara qytetarëve të Tiranës


Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi është shprehur gjatë protestës kundër Erion Veliajt se nuk do të tërhiqen pa vendosur drejtësinë në Bashkinë e Tiranës.

“Kjo është betejë pa kthim. Ne jemi betuar përpara qytetarëve të Tiranës se do kthejmë normalitetin në bashkinë e kryeqytetit.

Veliaj çdo ditë që qëndron në pushtet, më shumë vjedh. Dum dumani ose vëri prangat Veliajt ose vërja vetë prangat vetes, sepse po dëshmon se je palë me këtë monstër që vjedh taksat e shqiptarëve. Tirana është përmbytur nga plehrat.

Veliaj bën xhiro në Europë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk ke për të gëzuar asnjë qindarkë. Kjo betejë do përfundojë kur të merresh për zverku e do çohesh në qeli. Ti je Erion Qelia dhe e ke vendin në burg”, tha Tedi Blushi.