Kryeministri Edi Rama ka publikuar një artikull të revistës Monitor, në lidhje me turizmin shqiptar.
Rama shprehet se Monitor nuk është një media fort e pëlqyer sipas këndvështrimit të qeverisë dhe sërish dëshmon se pagat në turizëm në vendin tonë për punonjësit kanë arritur deri në 1000 euro në muaj.
“Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, shkruan Rama.