Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon pamjet nga parku fotovoltaik i Fierit: I shtohen fuqisë tonë për sovranitet energjetik


Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar pamjet nga parku fotovoltaik i Fierit.

Kreu i qeverisë deklaron se do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe do të përmbushë objektivin strategjik që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.

“MIRËMËNGJES  dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030🇦🇱 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.