Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me thikë babai i Lamine Yamal


Babai i Lamine Yamal, është goditur me thikë dhe u dërgua i plagosur në spital, në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka publikuar gazeta spanjolle ‘La Vanguardia’, sipas së cilës Mounir Nasraoui është goditur me thikë disa herë në një park makinash në Mataro (Badalona), mbrëmjen e djeshme (14 Gusht), pas një debati me disa burra teksa po ecte me qenin e tij. Në konflikt e sipër, agresorët u kthyen për ta sulmuar.

Sipas gazetës, tashmë janë bërë disa arrestime, kurse motivet mbeten ende të panjohura. Sulmi ndodhi në lagjen “Rocafonda” të Mataro, rreth 30 kilometra në veri të Barcelonës, ku Yamal u rrit dhe ku ende jetojnë babai dhe gjyshja e tij. Nasraoui  për fat nuk është në rrezik për jetën, por sipas mediave ka dëmtime serioze nga goditjet me thikë në trup.