Zjarri në malin e Valikardhës, në njësinë administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë, është aktiv prej 15 ditësh dhe vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha. Edhe pse janë angazhuar zjarrfikësit e Bulqizës, shërbimi pyjor dhe forca të ushtrisë, flakët ende nuk janë fikur.
Temperaturat e larta, së bashku me erërat dhe tymi i dendur, kanë përkeqësuar situatën, duke mbuluar fshatrat e Fushë-Bulqizës dhe qytetin e Bulqizës me smog. Kjo ka krijuar një problem serioz për banorët e zonës.
Zjarri ka përfshirë rreth 50 hektarë pyje me ah dhe pisha të zezë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në vegetacion. Megjithëse janë bërë përpjekje për të ndihmuar me ndërhyrje ajrore me helikopterë, ende nuk është arritur të fiket zjarri.