Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarë amerikanë: Trump dhe Netanyahu diskutuan marrëveshjen e armëpushimit në Gaza


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka diskutuar armëpushimin dhe marrëveshjen e ndërsjellë të shkëmbimit të të burgosurve në Rripin e Gazës në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftuan zyrtarë amerikanë, transmeton Anadolu.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë të paidentifikuar që kanë bërë një deklaratë për faqen amerikane të lajmeve Axios në lidhje me këtë temë, Trump dhe Netanyahu patën një bisedë telefonike dje.

Thuhet se Trump dhe Netanyahu diskutuan armëpushimin dhe marrëveshjen e ndërsjellë të shkëmbimit të të burgosurve në Gaza gjatë bisedës, ndërsa një nga zyrtarët ka pretenduar se Trump ka synuar ta këshillojë Netanyahun që të pranojë marrëveshjen.

Ndërsa zyra e kryeministrit izraelit nuk e mohoi që biseda është zhvilluar, ekipi përgjegjës për fushatën zgjedhore të Trumpit refuzoi të komentonte për telefonatën.

Në intervistën e tij me televizionin Fox News në fillim të qershorit, Trump tha se Izraeli duhet “të fitojë luftën në Gaza, ta përfundojë punën shpejt” dhe të sigurojë lirimin e robërve.