Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet polici në Peqin, u kap me drogë brenda ambjenteve të burgut


Një polic i burgut të Peqinit është arrestuar pasi akuzohet se ka futur drogë brenda ambienteve të burgut.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë  punonjësin e policisë Erald Kasmi në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve.