Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Bëra 11 mijë km rrugë pa pagesë, Rama e Balluku po poshtërojnë 500 mijë shqiptarë me Thumanë-Kashar


Ish-kryeministri Berisha në arrest shtëpie tha mbrëmjen e sotme se autostrada Thumanë-Kashar po ndëshkon shqiptarët.

Kreu i PD-së renditi arritjet e qeverisë së tij para vitit 2013 teksa pohoi se u ndërtuan mbi 11 mijë kilometra rrugë të cilat ishin të gjitha pa pagesë.

Berisha tha gjithashtu se Thumanë-Kashar është rruga e falimentimit, diskriminimit dhe ndëshkimit të mbi 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës.

Kreu i PD-së tha gjithashtu se rruga Thumanë-Kashar takson mbi 500 mijë shqiptarë të veriut që kalojnë drejt Tiranës e jugut të vendit.

“Në Shqipëri u ndërtuan para vitit 2013, mbi 11 mijë kilometra rrugë. Por ato në asnjë rast, në asnjë vend nga Kakavija në Han të Hotit, nga Vlora në Morin, nuk u shndërruan në ndëshkim për qytetarët, përkundrazi u shndërruan vetëm e vetëm në mirësi për ata, në mundësi për ata.

Një nga funksionet më themelore në të gjitha kohërat, nga lashtësia gjer sot të një rruge, ka qenë funksioni i tregut. Aty ku kalonte rruga, aty gëlonte, aty lulëzonte tregu, tregtia, prodhimi.

20 kilometrat rrugë të Kashar-Thumanë janë segmenti i parë ndëshkues për qytetarët. Është rruga antitreg, rruga e falimentimit në vend që të ishte rruga e lulzimit, e falimentimit të qindra e qindra bizneseve. Është rruga e diskriminimit, poshtërimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës.

Është rruga e diskriminimit, është rruga e poshtërimit, për aq sa është dhe sa ç’ka qenë në çdo kohë, diskriminimi, poshtërim. Është rruga e poshtërimit të mbi 500 mijë banorëve që jetojnë nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë. Është rruga me të cilën Edi Rama, ky urrejtës i shpifur i banorëve të Veriut, me lubiBallukun taksojnë për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut. Taksojnë banorët më të varfër të Shqipërisë, taksojnë banorët më të diskriminuar të Shqipërisë. Bëjnë kështu një akt poshtërimi për çdo banor, sepse diskriminimi është poshtërim, poshtërim dhe vetëm poshtërim.” – tha Berisha.