Dorian Muça, shef sektori në Policinë e Shtetit në drejtorinë e INTERPOL është certifikuar për herë të dytë nga SHBA-ja.
Ai është diplomuar së fundmi në Xhorxhia të SHBA-së, në Akademinë e Udhëheqjes së Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
Certifikata e fituar iu dha Muçës nga Sekretari i DHS-së, Alejandro Mayorkas së bashku me Benjamine C. Huffman, drejtorin e qendrave Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit.
Muça është officer karriere në Policinë e Shtetit dhe që prej themelimit të SPAK-ut ka ndjekur me prokurorët e SPAK-ut një sërë operacionesh sekrete dhe të suksesshme
Më herët ai është cerfifikuar në janar 2024 nga DEA.
“Ambasada e SHBA në Tiranë përgëzon drejtuesin në Policinë e Shtetit, z. Dorian Muça, Shef Sektori në Drejtorinë e INTERPOL-it në Policinë e Shtetit, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për diplomimin e suksesshëm në Akademinë e Udhëheqjes së Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA (DHSLA)! Sekretari i DHS, Alejandro Mayorkas, së bashku me Drejtorin e Qendrave Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC) Benjamine C. Huffman, i paraqitën z. Muca certifikatën e tij si i diplomuar në klasën e 20 të DHSLA më 15 gusht në Glynco, Georgia. DHSLA ofron një mundësi unike për drejtuesit në fushën e zbatimit të ligjit dhe drejtuesit në rritje për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre drejtuese. Programi përdor studime të rasteve, ushtrime praktike dhe mësim autodidakt, dhe përfshin module mbi parimet e policisë së shekullit të 21-të, mirëqenien dhe qëndrueshmërinë, dhe udhëheqjen gjatë krizave. Ky program dinamik dy-javor mblodhi së bashku 28 drejtues të zbatimit të ligjit dhe staf të nivelit komandues nga agjencitë në mbarë botën për të forcuar aftësitë e tyre dhe për të mësuar rreth burimeve të nevojshme për të penguar kërcënimet në zhvillim ndërsa lundrojnë në peizazhin në ndryshim të zbatimit të ligjit. Ambasada e SHBA në Tiranë, Departamenti i Drejtësisë dhe FLETC janë krenarë që janë partnerë me Shqipërinë për të forcuar sundimin e ligjit.” – thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së.