Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kukës e Tiranë.
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur pas një sherri mes disa adoleshentëve në qendër të qytetit pranë “Kullës së Qëndresës”.
Adoleshenti ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe më pas është dërguar për mjekim në spitalin e Prizrenit në Kosovë.
Në Tiranë është plagosur me thikë një 46-vjeçar me iniciale D.Xh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”. I lënduari është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.
“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.