Vendosni fjalën kyçe....

Edvin Prifti citon studimin: Vaksinat Pfizer e Moderna u kontaminuan në mënyrë nanoteknologjike, shkaktare të Turbo kancereve


Kardiokirurgu Edvin Prifti ka publikuar në rrjetet sociale një studim të kryer në Korenë e Jugut lidhur më vaksinat Pfizer e Moderna ndaj Covid-19.

Ai citon studimin, sipas të cilit, dy vakinat e lartpërmendura janë kontaminuar në mënyrë të qëllimshme në mënyrë nanoteknologjike me forma të ndryshme gjeometrike si disqe, spirale, etj.

Prifti shton më tej se format e injektuara, gjatë inkubimit brenda trupit të njeriut, sipas studimit në Korenë e Jugut, marrin forma specifike tredeminsionale të cilat janë shkaktarët e Turbo kancereve që kanë shpërthyer pas vaksinimit.

“Nje studim i jashtezakonshem vjen nga Koreja e Jugut i sapo publikuar. Vaksinat Pfizer dhe Moderna jane studjuar nepermjet nje metodike te re mikroskopike nen rreze ultraviolet. Gjetjet e studimit tregojne qe vaksinat jane te kontaminuara ne menyre te qellimshme me nje forme nanoteknologjie ne forma te ndryshme gjeometrike si disqe, spirale, etj te cilat gjate inkubimit marrin forma specifike tre dimensionale duke shfrytezuar energjine e brendshme dhe ambjentale, te ngjashme me ato qe pershkruhen ne Biohybrid Magnetic Robots. Autoret ftojne te kryhen studime me te sofistikuara per te vertetuar dhe specifiluar keto gjetje te cilat sipas tyre jane shkaktaret e atij qe sot pas vaksinimit po quhet Turbo Cancer. Deri ne ate moment ata sugjerojne ndalimin e menjehershem te perdorimit te vaksinave gjenetike! Nese shkenca i rikonfirmon keto gjetje do te ndodhemi perballe eventit me te madh qe njerezimi ka perjetuar ndonjehere ne historine e tij! E rendesishme eshte qe shkenca dhe iluminizmi humanist filloi te flase dhe kur kjo ndodh ska asnje force obskurantiste apo te injorances kolektive sado e madhe qe ta perballoje! Njerezimit do ti duhet te perballet me te verteten heret a vone ! Me poshte keni linkun e ketij studimi qe sugjeroj ta konsultoni si dhe foto te ketyre strukturave te paidentifikuara akoma.  E perseris ky nuk eshte studim i imi.” – shkruan Prifti.

*Për të lexuar të plotë tsudimin klikoni Këtu