Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes 3.8 milionë euro investime për Komandën Mbështetëse


Mediat italiane: “Kundër-migrimi” i italianëve në Shqipëri për ndërhyrjet kirurgjikale estetike, ka dhe informalitet e rreziqe

Një procedurë prokurimi me objekt “Ndërtim objektesh, sheshe, park automjetesh dhe rrethim të jashtëm”, për nevoja të Komandës Mbështetëse” parashikon investime me një fond limit 3.8 milionë euro.

Procedura e çelur në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik përbëhet nga disa lote të cilat parashikojnë punime specifike që në total rezultojnë 380 milionë lekë. Por cilat janë lotet të ndara më vete

Në Lotin I parashikohet “Ndërtim objekti për akomodimin e Kompanisë së Mbështetjes, depo logjistike, Ferraj, Tiranë”. Sipas dokumenteve në këtë lot është parashikuar ndërtimi i një godine të re në një zonë periferike të Tiranës.

Zona e ndërhyrjes ndodhet ne Ferraj, Tiranë ku në ketë prone propozohet projektohet objekti 2k. Objekti i ri ka një forme te rregullt L. Ky objekt do të përfshijë ambiente teknike, qendër shëndetësore, depo dhe ambiente të punonjësve të kompanisë mbështetëse. Ky lot ka një fond limit 112.5 milionë lekë.

Ndërkohë loti i dytë parashikon Ndërtim të shesheve të parkimit të mjeteve, rrugëve të brendshme dhe ambiente gjelbërimi, Ferraj, Tiranë” me një fond limit 95 milionë lekë.

Loti i tretë parashikon “Ndërtim ofiçine (servis), dhoma personeli të mirëmbajtjes dhe lavazh për automjetet, Ferraj, Tiranë ” që parashikon një fond limit 40 milionë lekë për punime të tilla si ndërtim oficine dhe servis, ambiente ndihmëse për punonjës dhe zyra, ambiente teknike gomisteri dhe baterist, tualete dhe dushe, lavazh sistem elektrik dhe mekanik.

Loti i katërt me fond limit 95 milionë lekë parashikon “Ndërtim park automjetesh, zona A, Ferraj, Tiranë” i cili do të ndërtohet me strukturë të lehtë mekanike dhe me një kat.

Loti i fundit ai pesë ka një fond limit 40 milionë lekë dhe ka në objekt “Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318, 319, Mengel, Elbasan”.

Afati për dorëzimin e ofertave lidhur me këtë procedurë është data 2 shtator.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor