Vendosni fjalën kyçe....

Protestë në autostradën Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me policinë


Banorët e Fushë Krujës, Krujës dhe fshatrave përreth kanë dalë në protestë në autostradën Thumanë-Kashar.

Ata kanë bllokuar autostradën ndërsa dhjetëra forca policie ndodhen në zonë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën.

Banorët protestojnë prej disa javësh.

Ata kërkojnë lënien e hyrje-daljeve në autostradë, pasi pengohen për të shkuar në banesa dhe se po u falimentojnë bizneset që kanë anash rrugës.