Vendosni fjalën kyçe....

Të paktën 8 palestinezë u vranë në sulmet izraelite gjatë natës në Gaza


Raportohet se të paktën tetë palestinezë kanë humbur jetën dhe shumë palestinezë janë plagosur nga sulmet e kryera nga ushtria izraelite gjatë gjithë natës në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite shënjestroi civilët në shumë pjesë të Rripit të Gazës me sulme ajrore dhe tokësore.

Shtëpitë e familjeve “Abdulvahid” dhe “Al-Huri” janë bombarduar në lagjen Ed-Deraj të qytetit të Gazës, që ndodhet në rajonin verior. Ndërsa nga rrënojat e shtëpive janë nxjerrë trupat e pajetë të pesë personave, një prej të cilëve një vajzë 13-vjeçare dhe 8 persona janë shpëtuar të plagosur. Të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në Spitalin Baptist Al-Ehli.

Një mjet ajror pa pilot (UAV) që i përkiste ushtrisë izraelite shënjestroi disa palestinezë pranë fshatit Az-Zawayida në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Një palestinez vdiq dhe shumë palestinezë u plagosën në sulm.

Një palestinez vdiq kur ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj tij me një dron në kampin e refugjatëve Nusairat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Trupi i pajetë i një palestinezi dhe disa të plagosur u nxorën nga një shtëpi që ishte shënjestër e një sulmi ajror në kampin e refugjatëve Nusairat.

Ndërsa njësitë e blinduara të ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës hapën zjarr intensiv drejt Qarkut Zaitoun, ushtria izraelite vazhdoi zjarrin e saj të artilerisë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme gjatë natës në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe kampin e refugjatëve Burayj në pjesën qendrore.