Plani i qeverisë së Kosovës për të rihapur Urën e Ibrit që ndan Mitrovicën ka çuar në një tjetër përplasje të ashpër mes Prishtinës nga njëra anë dhe SHBA-së e BE-së nga ana tjetër.
Përplasja vjen pas fërkimeve të ndodhura vitet e fundit, fillimisht për target e mjeteve të serbëve të Kosovës, më pas për zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës dhe në fund për heqjen e dinarit si monedhë zyrtare në komunat në veri të vendit.
Ambasadori amerikan Hovenier ka paralajmëruar kryeministrin Kurti kundër hapjes së njëanshmë të Urës së Ibrit pasi sipas tij ky vendim mund të rikthejë tensionet e forta në veri dhe mund të rrezikojë ushtarë amerikanë.
Një paralajmërim i qartë ka ardhur edhe nga zëdhënësi i BE-së Stano, i cili tha sot se nëse Kosova hapnë mënyrë të njëanshme urën, rrrezikon të mbetet e vetme dhe pa aleatët dërkombëtarë.
“Vërtetë nuk kemi asgjë të re për të thënë për temën e rihapjes së urës. Vetëm mund t’ua rikujtoj të gjithë atyre që kanë problem të dëgjojnë dhe të kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE-ja, SHBA-ja, NATO-ja, Britania e Madhe) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët, përndryshe rrezikon të mbetet vetëm dhe prapa”, ka thënë Stano.
Reagimi i Prishtinës zyrtarePërveç qëndrimit të palëkundur të kryeminitrit Kurti për hapjen e Urës së Ibrit, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga presidentja e vendit Osmani e cila iu përgjigj deklaratës së zëdhënësit të BE-së Stano kur deklaroi se deklaratat e Brukselit për urën janë “raciste” ndërsa ka hedhur poshtë diskutimin e çështjes në Bruksel duke thënë se kjo gjë shkel sovranitetin e Kosovës.
“Në takimet e mia me SHBA-të, asnjëherë nuk është thënë që janë kundër hapjes së urës, përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel që kanë paraparë hapjen e urës. Por sikur për çdo temë të sigurisë kërkojnë dhe i luten Kosovës të ulemi bashkë dhe ta hartojmë bashkë planin e zbatimit që i merr parasysh vlerësimet e sigurisë, edhe të Kosovës edhe të aleatëve tanë. Në bazë të vlerësimeve të përbashkëta të zgjidhet momenti më i volitshëm në mënyrë që hapja e urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit, por i përhershëm. Ajo urë nuk është dashur të mbyllet kurrë, ajo urë është mbyllur për arsye komplet politike, patjetër duhet të hapet por të sigurohemi që kur të hapet të mbetet e hapur, e jo që kur të hapet e nxit një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Nuk kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë”, tha Osmani.
Kundërshtimi i opozitës
Opozita në vend ka kundështuar hapjen e Urës së Ibrit pa këshillimin me SHBA-në dhe BE-në duke akuzuar kryeministrin Kurti se po e vë Kosovën kundër aleatëve e duke rrezikuar izolimin e saj Partitë kryesore kanë paralajmëruar lëvizje nëse qeveria ecën para me planin.
Ura e Ibrit
Ura ëshë e mbyllur që prej vitit 2012 dhe ndan Mitrovicën e Jugut ku jetojnë shqiptarët e Kosovës me Mitrovicën eVeriut ku jetojnë serbët e Kosovës. Kosova dhe Serbia u pajtuan në vitin 2014 që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë. Ura është e hapur aktualisht vetëm për këmbësorë dhe ushtarët e KFOR-it që janë prezentë aty.