Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në malin e Tomorrit, era dhe terreni vështirësojnë punën, në ndihmë avioni rumun


Vijon zjarri në Malin e Tomorrit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë për shkak të terrenit dhe bimësisë që favorizojnë flakët.

Në njoftim thuhet se flakët nuk rrezikojnë zonat e banuara dhe se për shuarjen e flakëve është ndërhyrë nga ajri.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Forca të shumta nga terreni dhe avioni rumun #Spartan me ndërhyrje nga ajri, janë përqendruar në përpjekjet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Tomorrit. Për shkak të terrenit dhe bimësisë së thatë që favorizon flakët, ndërhyrja është e vështirë, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe pa rrezik për zonat e banuara. Mirënjohje për punën e pandërprerë të forcave operacionale vendore, zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor por edhe forcave vullnetare në këto ditë me temperatura ekstreme!