Vendosni fjalën kyçe....

8 mjekë onkologë mes 62 viktimave në aksidentin ajror në Brazil, Edvin Prifti: Do raportonin studimet mbi turbo kanceret e vaksinat mRNA


Tetë mjekë onkologë ishin në mesin e 62 viktimave që humbën jetën në aksidentin ajror të 10 gushtit në Brazil.

Ata po shkonin të merrnin pjesë në një konferencë mjekësore.

Dy mjeke nga spitali Onkologjik Uopeçan në Cascavel, Mariana Belim dhe Ariane Risso dhe një radiolog i njohur, José Roberto Leonel Ferreira, ishin mes atyre që vdiqën.

Viktimat e tjera në bordin e avionit që u rrëzua në Vinhedo të Brazilit një javë më parë ishin Edilson Hobold, profesor i edukimit fizik në kampusin Marechal Candido Rondon; Deonir Secco, profesor i inxhinierisë bujqësore në kampusin Cascavel; Raquel Ribeiro Moreira, profesoreshë në letërsi në kampusin Cascavel; pediatria Sarah Sella Langer nga Spitali Universitar i Paranës Perëndimore.

AstraZeneca anuloi një takim shkencor të planifikuar të zhvillohej në Curitiba, Parana, pasi disa nga pjesëmarrësit e regjistruar ishin në avionin që u rrëzua në Vinhedo.

Laiana Vasatta, një avokate që do të përfaqësonte klientët në paditë kundër linjave ajrore, është gjithashtu mes viktimave në aksidentin tragjik.

Të gjithë trupat u nxorrën ga vendi i rrëzimit të aeroplanit në shtetin e Sao Paulos.

Një zyrtar nga Këshilli Mjekësor Rajonal tha se ai ishte në gjendje të konfirmonte vdekjen e tetë mjekëve.

“Këta mjekë po shkonin në një konferencë onkologjike. Këta ishin njerëz që i kushtuan jetën e tyre shpëtimit të të tjerëve”, tha Eduardo Baptistella, sipas Daily Mail.

Tani për tani shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende. Metsul, një nga kompanitë meteorologjike më të respektuara të Brazilit, tha të premten se kishte raporte për kushte jo të mira atmosferike në shtetin Sao Paulo rreth kohës së përplasjes.

Mediat lokale cituan ekspertë të cilët thanë se moti i çuditshëm ishte një shkak i mundshëm. Të dy kutitë e zeza të avionit, njëra me të dhënat e fluturimit dhe tjetra me audion në kabinën e pilotit, u gjetën, sipas raporteve zyrtare.

Qendra e forcave ajrore për hetimin dhe parandalimin e aksidenteve ajrore ka filluar t’i analizojë ato në laboratorin e saj në kryeqytetin e vendit, Brasília.

Ministri i Aeroporteve Silvio Costa Filho tha se qendra po hapte gjithashtu një hetim penal. Linja ajrore, Voepass dhe prodhuesi francezo-italian ATR po ndihmojnë në hetime, vuri në dukje ai.

Kardiokirurgu Edvin Prifti shkruan se 8 nga 62 pasagjerët isin mjekë onkologë që po shkonin në një konferencë mjekësore për të raportuar gjetjet dhe studimet e tyre lidhur me turbo kanceret dhe vaksinat mRNA të Covid-19.

“8 nga 62 pasagjeret e aeroplanit qe u rrezua ne Brazil ishin shkencetare onkolog te cilet ishin ne nje udhetim per te raportuar gjetjet dhe studimet e tyre ne nje kongres nderkombetar ne lidhje me “turbo cancer” dhe vaksinave me mRNA. Fatkeqesi e cila “rastesisht” nuk permendet ne mediastream boteror dhe as ne surrogacine lokale. Por sigurisht qe informacioni diku del si rastesisht. Thua te jete nje koincidence rastesore apo e qellimshme?! Nuk e di! Nese do te jete kjo e dyta atehere emrat e tyre do ti shtohen dhjetra mjekeve dhe shkencetareve te ekzekutuar apo “vetevrare” apo burgosur gjate ketyre 4 viteve. Koha do tregoje shume gjera. Deri atehere edhe e verteta do te jete me e kristalte. Ne foto jane mjeket qe humben jeten. Mirenjohje per keta te pafajshem! me poshte linku mbi lajmin.” – shkruan Prifti në Facebook.