Edhe Arsenali e ka nisur mbarë sezonin 2024/25 në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Wolves.
Kai Havertz kaloi vendasit në epërsi në minutën e 25-të me një gol me kokë, pas asistimit të Bukayo Sakas.
E ky i fundit shënoi në minutën e 74-të një gol të bukur, teksa Havertz ia ktheu asistin.
Kësisoj, Arsenali i Mikel Artetas e nis mbarë sezonin e ri, teksa synon ta fitojë titullin e kampionit, gjë që nuk e arriti në dy sezonet e fundit, edhe pse ishte mjaft afër.