Vendosni fjalën kyçe....

“Fituesi për landfillin e Sheristës në Vlorë u paracaktua, kontrata u nënshkrua dy muaj para” – PD


Partia Demokratike ka denoncuar manipulimin lidhur me vendgrumbullimin e mbeturinave në landfillin e Sheristës në Vlorë. Sipas selisë blu, fituesi ishte paracaktuar pasi kontrata është nënshkruar dy muaj para shpalljes së fituesit.

Në një dalje për mediat, zëdhënësësja për antikorrupsionin Geta Vangjeli nxorri dokumentet që spassaj faktojnë manipulimin ndërsa tha se ndërsa mebturinat duhet të depozitoheshin atje që në vitin 2021, kjo nuk ka ndodhur ende pasi landfilli i Sheristës është ende jashtë funksionit.

Ajo i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë aferën në fjalë.

Deklarata e zëdhënëses për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli

“Ndërsa Qeveria Rama premton pa u lodhur prej 11 motesh zgjidhje të shpejtë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Vlorë, si çdo vit edhe sivjet pak ditë më parë shtëllungat me tym të zi mbuluan qytetin bregdetar për disa ditë nga djegia masive e plehrave.

Premtimet janë një gjë dhe realiteti një gjë tjetër…..

Për landfillin e Sherishtës Vlorë më 5 Dhjetor 2016, u nënshkrua marrëveshja per financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës, ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Bankës gjermane KFW. Projekti i integruar përfshinte kredinë në vlerën 12.5 milion euro dhe dy grante në vlerat 7.5 dhe 1.3 milion euro.

Më datë 12 Qershor 2020, u shpall fituesi që ishte bashkimi i kompanive JV Bulfaro SPA dhe Integrated Technology Services shpk.

VINI RE

Në këtë format të njoftimit të fituesit është e cituar edhe kontrata e cila daton dy muaj më parë sesa të shpallej fituesi ekzakt më 27 Prill 2020.

Kaq mjafton për të dyshuar se tenderi ishte fiktiv dhe fituesi u paracaktua.

Vlera e kontratës së lidhur 2 muaj para se të shpallej fituesi ishte 9.8 milion euro dhe kohëzgjatja e ekzekutimit të kontratë ishte 1.5 vite ose deri Tetor 2021.

Në datën 27 Prill 2020 u lidh kontrata nr.3313 me JV ITS & Bulfaro spa.

Në zbatim të kësaj kontrate të lidhur me nr 3313 datë 27 Prill 2020, nga data 28 Korrik 2020 deri 7 Janar 2023 ITS e klodian Zotos u pagua 2.4 Mil Euro sipas të dhënave marrë nga spending data.

Në 13 Dhjetor 2021 ITS vendoset nën sekuestro preventive nga GJKKO.

Në 7 Janar 2023 pagesat ndërpriten.

Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjet në landfillin e ri të Sherishtës që në Tetor 2021

Por aktualisht landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni; qytetarët dhe turistët u helmuan nga tymi ndërkohë qeveria është e paaftë të marrë përgjegjësi për të zgjidhur këtë situatë të krijuar përvit.

Qytetarët janë të vetëdijshëm që Qeveria Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet problemeve të qytetarëve sepse është e zënë me vjedhjet , korrupsionin e propagandën….

Pyetjet tona janë :

  1. Si u krye procedura e tenderit për të cilin kontrata u lidh 2 muaj para shpalljes së fituesit?
  2. Përse u pagua ITS deri 2023 ndërsa kontrata përfundonte në 2021….
  3. A u aplikuan tarifat për vonesa në zbatim të kontratës së lidhur….
  4. Cilët janë zyrtarët publikë që mbajtën përgjegjesi ndërsa objekti i kontratës nuk është funksional edhe mbi të gjitha ende sot e kësaj dite mbetjet digjen rrugëve duke dëmtuar shëndetin e banorëve dhe shkatërruar turizmin ….

Spaku është zgjuar apo pret konfirmimin nga bosi i tij Edi Rama edhe për këtë çështje….